Nedellkov: “Nuk ka propozim të ri për rritjen e pagave, për ndërprerjen e grevës vendos anëtarësia”


Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov konfirmoi se sot ka biseduar në telefon me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqirin, por nuk ka pasur marrëveshje konkrete që do t’i jepte fund ndërprerjes së grevës në shkolla dhe kopshte dhe përqindje të re të rritjes së pagave nga tashmë 10% e ofruara.

“Fatkeqësisht jo. Biseda ishte në drejtim të tërheqjes ndaj të vështirës “jo” dhe në drejtim të gjetjes së një përqindjeje tjetër që të mundemi ne në anëtarësi të kërkojmë që greva të pezullohet apo të ndërpritet. Ministri thotë: Kaq dhe se nuk mundet asnjë për qind të shkojë me tej. Kuptohet, edhe kërkesat tjera të cilat i kemi dorëzuar me shkrim deri te ministria, edhe për ato të debatohet në Qeveri, është harmonizimi i pagave në përputhje me Marrëveshjen kolektive dy vitet e ardhshme, të planifikohet buxheti për vitin 2023 dhe 2024. nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive me çfarë do të rregullohet disa çështje. Ashtu që, nuk është vetëm kjo pengesë, por kemi edhe çështje të tjera”, tha Nedellkovi për MIA-n.

Ministri Shaqiri paraprakisht deklaroi se në seancën e Qeverisë sot do të informojë për gjendjen në arsim dhe konkluzionet do t’i dorëzohen SASHK-ut dhe do t’i kumtohen opinionit. Nedellkovi tha se edhe ata presin vendim nga seanca qeveritare që të dinë, siç tha, edhe ata si të sillen.
Për thirrjet e MASH-it dhe SASHK-ut që ta ndërpresin grevën e cila sot është në ditën e shtatë, thotë se si kryetar i sindikatës nuk ka fuqi t’i bindë anëtarët e SASHK-ut që të dalin nga greva.

“Sepse unë nuk vendos që të ndërpritet greva. Vendosin ata që grevojnë. Unë jam vetëm ai që i përfaqësoj interesat e tyre”, tha kryetari i SASHK-ut. Lidhur me deklaratën e sotme të avokatit të popullit Naser Zyberit se gjatë përplasjes së dy të drejtave të garantuara me Kushtetutë, prioritet ka e drejta e fëmijës dhe se procesi arsimor nuk duhet të pësojë, Nedellkovi u përgjigj se punëdhënësit mund të sigurojnë kuadër me mësimdhënës zëvendësues.

“E drejta e fëmijëve për arsim është e rregulluar me Ligjin për mbrojtje të fëmijës, ligjet për arsim fillor dhe të mesëm. Prandaj. ligji i kritikuar për mësimdhënës zëvendësues e jep të drejtën e punëdhënësve të sigurojnë kuadër përkatës. Ashtu që, dikush ka menduar për atë nëse vjen deri në një situatë të këtillë se nuk do të ketë ndërprerje të mësimit dhe se do të sigurohet kuadër përkatës që të vazhdojë viti shkollor. Ky nuk është problemi, ne nuk mundemi të mashtrojmë njëri-tjetrin, ndërsa të paktën të përplasemi përmes mediave, por se grevës po i bëhet një hajkë dhe se SASHK-u është i vetmi fajtor për këtë gjendje të mosrealizimit të të drejtave të fëmijëve. Dy muaj neociuam me kompetentët, dhe pas një jave grevë, madje atëherë morëm propozim për njërën nga çështjet, për të tjerat asgjë. Edhe atë propozim me gojë që nesër mund të mos vlejë dhe të thonë: Na falni, kushtet ndryshuan, nuk mundemi asgjë t’ju plotësojmë asgjë. Nuk them se do të na gënjejnë, apo na gënjejnë, por qasja është shumë joserioze, shtoi kryetari i SASHK-ut.

Baby Boo