Në zi për ngjarjen tragjike të shqiptarit 22 vjeçarë!


Sot duhet të ishte dita që do të merrte nënshtetësinë italiane, por një aksident fatal i preu jetën në moshë fare të re. Humbja tragjike e 22-vjeçarit shqiptar Klodian Murrizi ka prekur mbarë komunitetin ku ai jetonte. Komuna e Gossolengo në provincën e Piacenza do ta shpallë ditë zie këtë të hënë, në nder të shqiptarit, i cili orët e para të së shtunës humbi jeten në një aksident me makinë.

Mbrëmjen e së dielës ishin të shumtë ata që morën pjesë në dy vigjilje lutjesh, një në Gossolengo dhe një në kishën Preziosissimo Sangue. Mediat fqinje shpjegojnë se familja e Klodianit është myslimane, por vetë i riu kishte ndryshuar fe disa vite më parë dhe ishte pagëzuar. Prindërit e tij mësohet se kanë kërkuar një varrim të krishterë për 22-vjeçarin.

Baby Boo