Në Youtube publikohen “bomba” për lëndën “Reket”, Ruskoska thotë se incizimi është lëshuar gjatë gjykimit


Në platformën e Jutjubit sot janë publikuar dy audio materiale për rastin “Reket” në të cilin dëgjohet zëri i avokatit Vasko Dimishkov.

Incizimet janë vendosur nga një profil anonim me emrin “Ali Baba Trediçi”.

Prokurorja Villma Ruskoska për TV 24 deklaroi se bisedat e incizuara në mënyrë ilegale për “Reket” Prokuroria i ka pasur dhe i ka lëshuar në sallën e gjykimit në seancë të mbyllur për opinionin. Sipas Ruskoskës bëhet fjalë për prerje të materialeve në kohëzgjatje prej 57 minutash.

Aktvendimi i lëndës “Reket” u shqiptua dje. Gjykata të akuzuarit të parë në rastin, Bojan Jovanovski – Boki 13, i shqiptoi dënim me burg prej nëntë vjetëve, ndërsa të akuzuarës së dytë Katica Janevës dënim me burg prej shtatë vjetëve.Gjykata Jovanovskin e shpalli fajtor për vepra të kryera penale – “pranim të shpërblimit për ndikime kundërligjshme” dhe për “larje parash”, ndërsa Janeva për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare”.

Baby Boo