Në vendin ku fëmijeve ju mohohet vendlindja që në bark të nënës!


Në të gjithë kontinentin evropian, vetëm në Luginë të Preshevës, fëmijës i mohohet vendlindja që në barkun e nënës. Andaj, të lindësh në Luginë të Preshevës apo të jesh shqiptarë nga Lugina e Preshevës ti duhet të përgatitesh që të sfidosh katër rrathë:

– Së pari, ta sfidosh etnocidin e organizuar nga shteti serb kundrejt shqiptarëve të Luginës;

– Së dyti, ta sfidosh stigmatizimin që i bëhet kësaj popullsie nga shteti serb;

– Së treti ta sfidosh indiferencën e shtetit amë Shqipërisë dhe të Kosovës, pjesë përbërëse e të cilës ke qenë historikisht e ndërkaq edhe sot e kësaj dite të tillë e ndien veten e vendin tënd;

– Dhe së fundmi, të sfidosh injorimin nga politikat e BE- s kundrejt të drejtave elementare tuat, pra të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve në përgjithësi, që përbëjnë shumicën e popullsisë në këtë krahinë

Autor:Fatmir Arifi

Baby Boo