Në Vardar rrjedh uji i kuq, alarmohet inspektorati


Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor njoftoi se dje pasi morën raport për ndotjen e Vardarit me ngjyrë të kuqe afër bazës së Betonit – Beton ka inspektuar vendndodhjen e theksuar. Gjatë inspektimit të drejtpërdrejtë kanë konfirmuar se uji ishte i kuq dhe menjëherë janë marrë mostra nga ujërat e zeza që dalin nga kolektori për analiza kimike, të cilat u dërguan në laborator të akredituar dhe ekzaminimi i tyre është në proces.
Njëkohësisht, siç theksohet në kumtesë, është bërë kontroll i jashtëzakonshëm i subjektit juridik Liberti SHA-Shkup në rr “Brigada e 16-të maqedonase”, pa numër.

Në momentin e inspektimit, uzina “Luzhilnica” nuk ishte në gjendje pune, d.m.th. procesi i prodhimit ishte ndalur plotësisht. Uzina e ka ndërprerë punën më 10 korrik në mbrëmje. Gjatë inspektimit të impiantit, u konfirmua që në të njëjtën vijnë ujera të zeza nga Uzina e plastifkimit të llamarinës dhe nga impianti rrjedhin 210 litra në orë ujëra të zeza pa ngjyrë. Inspektim vizual është kryer edhe në impiantin e Makstil SHA-Shkup dhe nga e njëjta kanë rrjedh ujëra të zeza pa ngjyrë nga 100 metra kub në orë. Pra, nga inspektimet e kryera në të dy subjektet e lartpërmendura, nuk është vërejtur ndonjë shfaqje e rrjedhjes së ujërave të zeza me ngjyrë të kuqe, informojnë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor.

Baby Boo