Në Universitetin e Tetovës u organizua debat me temë: “Impakti i pandemisë në ekonomitë nacionale”


Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti Ekonomik (më, 22 maj 2020), organizoi debat online, me temë:
“Impakti i pandemisë në ekonomitë nacionale”. Pandemia i ka goditur të gjitha sferat e jetës, në plan
kombëtar dhe global, por më së shumti e ka prekur ekonominë. Në këtë debat, pjesëmarrësit i shpalosën
mendimet dhe përshtypjet e tyre rreth impaktit të pandemisë në sektorin e ekonomisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë: Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili, Doc. Dr. Aida Yzeiri –
Baftijari, prodekan për shkencë në Fakultetin Ekonomik, Rilind Kabashi – Banka Qendrore e RMV-së, Doc.
Dr. Bardhyl Dauti – Ministër i Investimeve të Huaja në RMV, Nebi Hoxha – Kryetar i OEMVP, Albert Qarri –
profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Ismail Qemali” – Vlorë dhe Arben Oda – ekspert i
turizmit.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili, në emër të stafit të Fakultetit Ekonomik dhe
udhëheqësisë së Universitetit të Tetovës, i përshëndeti të ftuarit dhe u shpreh se ky debat do të realizojë
qëllimet e tij përmes analizës së determinuesve, që e kanë vështirësuar funksionimin e ekonomive vendore.
“Efektet negative të pandemisë globale kanë përfshirë dimensione të shumta, të cilat reflektojnë në
ekonomitë nacionale. Duke e marrë parasysh se ekonomitë e vendeve në rajon janë kryesisht ekonomi të
vogla dhe të hapura, është e kuptueshme se oscilimet e zhvillimeve ekonomike do të ndikohen si nga rënia
e aktiviteteve të brendshme ekonomike, po ashtu edhe nga reflektimet e ekonomisë globale në përgjithësi.
Pandemia, deri më tani ka treguar një ndikim negativ në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Ajo që e
ngarkon ekonominë e vendit është rënia e kërkesës dhe ofertës, që ka rezultuar në rënie të aktiviteteve
ekonomike dhe rënie të konsumit të përgjithshëm në vend. Besoj se ky aktivitet do të realizojë qëllimet e
tij, përmes analizës së determinuesve, që e kanë vështirësuar funksionimin e ekonomive vendore, sidomos
në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe do të identifikojë nevojën e kontributit shkencor dhe profesional
për rimëkëmbjen e ekonomive vendore”, theksoi dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili.

Ministri i Investimeve të Huaja në RMV, Doc. Dr. Bardhyl Dauti, u shpreh: “Patëm një pandemi, e cila ka një
jetëgjatësi aktuale dhe vazhdon sot e kësaj dite, nuk dihet afati përfundimtar i saj dhe ndikimi në ekonomi
ka qenë jashtëzakonisht i lartë, në drejtimin negativ. Fillimisht e preku Kinën, 180 vende të tjera e më pas
Evropën, dhe në këtë drejtim, gjithë kjo pandemi pati një efekt negativ në drejtim të konsumit dhe
prodhimit global duke i vendos në pozicione shqetësuese ofertën dhe kërkesën agregate në shkallë globale,
pra, duke favorizuar një recesion pothuajse total në drejtim të tregut të punës, ku kishim kërkesa të larta
për papunësi, qoftë në Bashkimin Evropian, qoftë në shtete të tjera” – tha mes tjerash, Doc. Dr. Bardhyl
Dauti, Ministër i Investimeve të Huaja në RMV.

Në këtë debat ishte i ftuar edhe Albert Qarri – profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit
“Ismail Qemali” të Vlorës, i cili ndau përvojën e tij rreth impaktit të pandemisë në ekonomitë nacionale.
“Duke iu referuar drejtimit tim në fushën e statistikës dhe ekonometrisë, realisht mungojnë studimet e
mirëfillta rreth impaktit, që do të ketë kjo situatë e pandemisë, sepse vetë periudha është aq e shkurtër sa
që informacioni nuk është statistikisht i vlefshëm për të bërë parashikime të sakta për të ardhmen. Ne
gjykojmë dhe vlerësojmë mbi bazën e atyre treguesve realë në këtë situatë, duke iu referuar teorisë e duke
marrë në konsideratë të gjithë faktorët që do të ndikojnë në ekonominë e këtyre vendeve. Sigurisht që
korona virusi është shkaktar i kësaj situate në mbarë botën, një krizë globale dhe unë do ta quaja, ose e
konsideroj si një sfidë globale humanitare e lidhur me një sfidë për ekonomitë e mbarë vendeve. Në qoftë
se mjekët apo specialistët e mjekësisë luftojnë heroikisht kundër virusit, qeveritë dhe industritë e ndryshme

Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-

Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia
www.unite.edu.mk – e-mail: [email protected]

po punojnë për ta kuptuar dhe për ta adresuar sfidën e lindur nga pandemia”, u shpreh profesor Albert
Qarri nga Republika e Shqipërisë.
Ky debat përfundoi me prezantimin e opinioneve edhe të pjesëmarrësve të tjerë, si: Rilind Kabashi – nga
Banka Qendrore e RMV-së, Nebi Hoxha – kryetar i OEMVP dhe Arben Oda – ekspert i turizmit, të cilët i
shprehën pikëpamjet e tyre dhe të institucioneve përkatëse.

Baby Boo