Në Universitetin e Tetovës filloi afati i parë i regjistrimit


Në Universitetin e Tetovës, sot filloi procesi i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019. Prorektori për Arsim në Universitetin e Tetovës, Reshat Qahili tha se këtë vit UT në të gjitha 13 njësitë akademike do të pranojë mbi 3300 studentë të rinj, përcjell Portalb.mk.

“Nga dita e sotme e deri ditën e premte në Universitetin e Tetovës do të organizohet afati i parë i regjistrimit të studentëve. Sipas konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve të rinj, për këtë vit akademik, parashihet që në 60 programet studimore, përkatësisht në 13 fakultete, të regjistrohen mbi 3300 studentë të rinj”, tha Qahili.

Ai po ashtu shtoi se këtë vit është aplikuar edhe sistemi online për regjistrim.

“Dua të theksoj se për herë të parë këtë vit e kemi aplikuar edhe sistemin online të regjistrimit dhe në bazë të evidencës që kemi ne si Universitet jemi mjaft të kënaqur me interesimin që kanë treguar deri më tani maturantët e kësaj gjenerate. Rezultatet preliminare të afatit të parë të regjistrimit do të shpallen ditën e hënë, pra javën që vjen, më 3 shtator 2018” u shpreh Qahili.

Afati i parë i regjistrimit do të realizohet nga dita e sotme(27. 8.2018) deri më 31 gusht. Pas përmbylljes së afatit të parë, bazuar në konkursin e shpallur për regjistrim, Universiteti i Tetovës, për të gjitha vendet e paplotësuara nëpër programet studimore të 13 fakulteteve, do ta organizojë edhe afatin e dytë të regjistrimit, i cili është paraparë të realizohet nga 12 deri më 14 shtator.Pacensure

Baby Boo