Në TV Shenja emision për rastin ALFA-“Mes montimit dhe drejtësisë. Flasin të dënuarit dhe familjet” (VIDEO)


Më 26 Nentor të vitit 2008, opinioni i Maqedonisë u trondit nga një vrasje në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup.

Me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski.

Policia shpejtoi të arrestojë dhjetërra burra shqiptar si të dyshuar, por pas filtrimit, mbetën vetëm 4 për të cilët policia kishte emra dhe mbiemra, ndërsa dy të tjerë llogariteshin si të panjohur. I akuzuari i parë ishte Rexhail Qerimi, të cilin policia e kapi si personin e parë i cili ka shtënë me armë. I akuzuari i dytë ishte Agim Islami. I akuzuari i tretë Almir Drpljanin i cili ishte arratisur, dhe i katërti Ramadan Shaqiri të cilit i binte barra e akuzës për ndihmë logjistike të gjoja vrasëve..

Baby Boo