Në transmetim direkt! Refuzonte të ikte, e moshuara del më në fund nga shtëpia e dëmtuar


Përpos zymtësisë, gjurmëve të rënda që tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë në vend; fatmirësisht një lajm i gëzueshëm vjen nga Durrësi: jeta e një gruaje është aktualisht e sigurt.

Gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ me gazetaren e Top Channel- it, Kristi Gongo një grua e moshuar refuzonte të braktiste shtëpinë e saj, në një pallat të dëmtuar të Durrësit.

Pas përpjekeve të shumta dhe këmbënguljes së gazetares, gruaja ka zgjedhur të zbresë dhe të pozicionohet larg pallatit.

Baby Boo