Në Tiranë protesta, në Tetovë valle! Kasami thotë se opozita do të del në rrugë nëse Qeveria nuk reflekton

Derisa në Shqipëri po vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimeve, në Tetovë atmosfera është ndryshe. Në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Gazetari: A do të ishte më mirë sikur të kishte një protestë për rritjen e çmimeve nga ju si një kryetar i një partie opozitare?
“Ky është dhe misioni që në raste të gëzimit edhe aktiviteteve kulturore në këto kohë krize ja vlen të shpalosim të kaluarën tonë edhe duhet të merremi edhe më probleme të aktualitetit. Jemi në konsultim me pjesën tjetër të opozitës edhe sigurisht do të kemi një përgjigje adekuate për krizën në përgjithësi ekonomike“, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Por a do të del opozita në rrugë ?
“Po patjetër, nëse nuk do të ketë qeveria reflektim për kërkesat e qytetarëve ne do të artikulojmë zërin e tyre edhe duke protestuar”, theksoi Kasami.
Në Maqedoni çmimi i naftës pothuajse është dyfishuar, ndërsa bashkë me të edhe produktet tjera ushqimore. Edhe pse qeveria uli TVSH-në për naftën, përsëri qytetarët ankohen se sipas standardit çmimet janë të shtrenjta.