Në Tiranë organizohet sfilata e modës muslimane – Çiljeta kryeson mbrëmjen me veshje të mbuluar dhe kurorë në kokë


Në Tiranë është organizuar një sfilatë e veçantë e veshjeve të bukura me mbulesë.
Kjo nismë humanitare ka pasur për qëllim ndihmën ndaj fëmijëve të prekur me kancer, ngase të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për shërimin e tyre.

Mes pjesëmarrësve të shumtë, në sfilatë ka qenë e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga.
Këngëtarja e hitit “Gangta Love” ka tash e sa vite që është predikuese e fesë muslimane dhe ka treguar se di të jetë një muslimane e devotshme.

Çiljeta ka marrë pjesë në sfilatën “Lumturo dhimbjen” me një fustan të bardhë, me mbulesë deri te koka dhe me një kurorë të bardhë në kokë.
Veshja e saj është punuar enkas nga stilistja Frida Xhoi Xhei, teksa vet këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video dhe fotografi nga kjo paraqitje në rrjetin social Instagram.

“Sfilata e bamirësisë “Lumturo dhimbjen“ është një nismë që fton njerëzit që në mënyre vullnetare të kontribuojnë për fëmijët me kancer që sado pak t’i lehtësojmë ato vështirësi ekonomike, që familjaret kanë”, ka shkruar ndër të tjerash Çiljeta në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Organizatore e aktivitetit “Lumturo dhimbjen” është Brixhida Muça, e cila ka treguarës nismës në fjalë i janë bashkangjitur edhe gra të fesë ortodokse dhe të krishtere, me qëllimin për t’u bërë bashkë për një qëllim të mirë siç është ai ndihmës ndaj fëmijëve me kancer.
https://www.instagram.com/p/CbTHlzzMMON/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e9afe728-00ff-4c57-8769-0a4a4ca60fc2

Baby Boo