Në Tetovë u protestua kundër digjitalizimit të librave


Nisma qytetare “Libra dhe mësim patjeër të ketë” organizoi protestë para objektit komunal në Tetovë për shkak të mospajtimeve rreth ndryshimeve në procesin mësimor.

Organizatorët theksuan se në protestë kanë ardhur si qytetarë, prindër, nxënës, mësimdhënës nga përkatësitë e ndryshe fetare dhe etnike.
“Kërkojmë që librat e shtypur të mbesin të obligueshme për të gjitha klasat. E dyta është krijimi i protokolleve për mbajtjen e mësimit me prani fizike në kushte të pandemisë. E treta është prania e obligueshme e përfaqësuesve të grupit dhe sektorit civil në grupin e punës për ndryshime në ligj për reforma në arsim”, tha Svetllana Saveska.

Kjo nismë, theksoi ajo, nuk do të lejojë që fëmijët të jenë lëndë testimi me digjitalizimin.
“Jem për reforma, nevojiten reforma dhe është e vërtetë se fëmijët janë të ngarkuar me informacione të panevojshme nga librat momental por vendosja e digjitalizimit, shkurtimi i lëndëve nuk janë zgjidhje për përparimin në arsim”, tha Saveska.
Pjesëmarrësit e protestës mbanin libra dhe parrolla si “Ligji nuk i zgjidh problemet në arsim” dhe “Referendum”.

Baby Boo