Në Tetovë tre persona rebelohen ndaj policisë!


Mbrëmë (13-prill) rreth orëd 21 e 10 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar se në rrugën ,,29- nëntori” në Tetovë, është prishur qetësia dhe rendi publik, me anë të muzikës në ton të lartë, në të cilën kanë qenë të involvuar 39-vjeçari A.K. nga Tetova, bashk me dy persona tjerë. Tre personat në gjendje të alkoolizuar, kanë kundërshtuar që të legjitimohen, kurse personi A.K. është sjellur me agresivitet ndaj pjestarëve të policisë, me ç’ rast ka qenë i privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të inicohen padi adekuate./Pa Censure

Baby Boo