SKANDAL: Në Tetovë shpërndahen videoklipet me përmbajtje të rënda, policia po merr masa!


Brenda dy ditëve me shpejtësi të madhe, kanë filluar që të shpërndahen videoklipe me përmbajtje të rënda pornografike, të katër vajzave nga Tetova.

Siç merr vesht Pa Censurë, tanimë videoklipet në fjalë gjenden në telfonat e një pjese dërmuese të qytetarëve. Sipas informatave të para jo zyrtare, këto videoklipe janë shpërndarë pasi njërës nga vajzave i është vjedhur telefoni. Personi që i ka vjedhur telefonin, ka shpërndarë edhe video materialet. Aktualisht policia ka kërkuar nga Prokuroria Themelore Tetovë që të jepet urdhër me shkrim për t’u hetuar disa numra, ku dyshohet se të njëjtët mund të kishin shpërndarë videot.

Vajzat që janë të përfshira në këto video janë të moshës madhore. Teksa pritet që të gjendet personi i cili ka shpërndarë këto materiale, i njëjti do të ndiqet penalisht dhe mbi të rëndon akuzë e rëndë./Pa Censure

Baby Boo