Në Tetovë nesër mbahet spektakli i boksit “Nata e Kampionëve”


Në organizim të e Boxklub Shkëndija No Limit dhe me përkrahjen e Komunës së Tetovës, në kuadër manifestimeve Vera Kulturore tetovare të shtunën mbahet spektaklit të boksit “NIGHT OF THE CHAMPIONS” (Nata e kampionëve ).

Organizatori Boxklub Shkëndija No Limit dhe promotori Halim Abazi sot para mediumeve njoftuan opinionin për spektaklin që që do të mbahet të shtunën në sheshin “Ilirija” në Tetovë

“Do të zhvillohen 11-të duele të boksit professional, ndërsa vlen të ceket se lufta kryesore do të zhvillohet ndërmjet boksierit shqiptar, Senad Gashi dhe atij nga Gjeorgjia, David Gogishvili, ndërsa do të ketë luftë edhe kampioni aktual i IBO-s, Edin Puhalo nga Bosnja e Hercegovina” tha Halim Abazi në cilësinë e organizatorit.

Para publikut tetovarë nesër mbrëma në ringun që do të vendoset në qiell të hapur në sheshin “Ilirija” do të zhvillohen 11 lufta në mesin e të cilave edhe një luftë mes dy boksiereve femra

Kategoria 69.9 kg: Benjamin Imeri – Radomir Nedelkoviq

Kategoria 63.5 kg: Jasin Lama – Samuil Dimitrov

Kategoria 66.7 kg: Dave Junior Obas – Gjorgje Stojkoviq

Kategoria 57 kg : Elif Nur Turhan – Angelo Cannizzaro

Kategoria 61,2 kg: Tom Sander – Branko Bekan

Kategoria 76,2 kg: Lulzim Bajrami – Radoslav Mitev

Kategoria 76,2 kg : Nick Morsing – Petar Stoshiq

Kategoria 69,9 kg : Lulzim Ismaili – Roland Hama

Kategoria 69.9 kg: Yan Nsasi Sumbu – Predrag Cvetkoviq

Kategoria 76.2 kg: Ali Azemi – Achilles Szabo

Kategoria e rëndë: Senad Gashi – David Gogishvilli.

Baby Boo