Në Studeniçan është shkelur një vogëlushe nga një veturë

Dje rreth orës 16:00 në rrugën “1” në fshatin Studeniçan të Shkupit një veturë me targa të Shkupit, e vozitur nga Xh.Z. (40) e ka goditur një vajzë të vogël nga Studeniçani, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

Nga goditja vajza ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e qytetit ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Restorant Lumare