Në Strugë do të festohet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedime me BE-në


Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ju bëri thirrje qytetarëve që sonte bashkërisht të festojnë për ftesën për anëtarësim në NATO dhe datën për bisedime me Bashkimin Evropian.

Ai sot në konferencë për shtyp tha se festa do të fillojë në ora 21:00 para hoteli “Beograd”, ku do të performojnë SAF, Blla Blla Blla dhe Maici Stojanviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pa dallim të etnisë, fesë, dhe kombësisë të gjithë jemi të mendimit që ta mbrojmë shtetin jo vetëm për interesat evropiane, botërore dhe për paqen dhe sigurinë, por edhe të ruajmë vendin tonë të lindjes, qytetin dhe shtetin”, deklaroi Merko.

Bashkërisht, shtoi ai, të festojmë suksesin historik të Maqedonisë.

“Për Maqedoninë fillon një tregim i ri. Morëm ftesë për anëtarësim në NATO dhe datë për bisedime me Bashkimin Evropian. Jemi krah për krah me vendet më të fuqishme në Evropë dhe në botë. Maqedonia shkon në një kohë të re, koha e shpresës, fitoreve dhe krenarisë. Është koha për siguri. Vjen koha për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Luftuam për të ardhme të sigurt”, tha Merko.

Maqedonia feston nëpër 15 qytete për ftesën për anëtarësim në NATO
Marrja e ftesës për bisedime për anëtarësim në NATO dhe data për bisedime me BE-në do të festohet nëpër 15 qytete të Maqedonisë nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”.

Baby Boo