Në spitalin e fëmijëve në Shkup trajtohen 21 fëmijë pozitiv me virus


Vaksinimi kundër Covid-it tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në BE do të nisë për rreth dy javë. Kështu bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, e cila tha se vaksinat për fëmijë të prodhuara nga “Pfizer/Biontech” do të jenë në dispozicion në Bashkimin Evropian nga 13 dhjetori. Kjo pasi Agjencia evropiane për Barna (EMA) miratoi vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç të kompanisë Pfizer. Doza për këta fëmijë do të jetë më e ulët se sa për të rinjtë nga dymbëdhjetë vjeç e lart.

“Unë kam biseduar me BioNTech-Pfizer sërish për vaksinat e fëmijëve dhe në këtë drejtim kemi që dje kemi lajme të mira, ato janë të gatshëm të përshpejtojnë. Me fjalë të tjera, vaksina e fëmijëve do të jetë e qasshme me 13 dhjetor”, tha Ursula Von der Leyen, presidente e KE-së.Situata me Covid-19 te fëmijët në vendin tonë është stabile, bën të ditur Drejtori i Institutit “Kozle”. Ai tha se numri i fëmijëve të hospitalizuar është konstant dhe nuk ka ndonjë rritje drastike. Në këtë spital po trajtohen 21 fëmijë, prej tyre tre janë në mbështetje të oksigjenit.

“Në spitalin tonë në Institutin Kozle kemi diku 21 fëmijë, më të vegjlit janë dy vajza binjake, që janë diku të moshës një mujore. 90% të pacientëve janë nga mosha 9 deri 17 vjeçare e nga mosha 0-8 janë 4 fëmijë. Në përgjithësi janë në gjendje të mirë shëndetësore përveç tre pacientëve që janë në oksigjeno-terapi“, theksoi Besnik Zeqiri, drejtor i ISHP “Kozle”

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik për javën e fundit, sa i përket grup moshës nga 0 deri 9 vjeç për një javë janë regjistruar 119 raste pozitive, që është një rritje për 14%. Deri tani në vendin tonë janë vaksinuar 5371 fëmijë të moshës nga 12-18 vjeç.

Baby Boo