Në shtator do t’i hedhim maskat


“Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës”. Kështu u shpreh presidentja e mjekëve të spitalit Athinë-Pire, Matina Pagoni gjatë një interviste në mediat greke.

“Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme”, ka thënë zonja Pagoni, duke shtuar: “Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë. Maskat mund të hidhen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, duhet të qëndrojmë të kujdesshëm deri atëherë. “Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në Atikë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, shpjegoi ajo.

Baby Boo