Në Shkup, Tetovë dhe Gostivar me COVID-19 gati dy të tretat e rasteve aktive


Shkupi dhe Tetova janë me numër më të madh të të infektuarve të rinj nga Kovid-19, por lakorja e cila javëve të kaluara ishte në rritje tashmë po drejtohet, ndërsa paralelisht por rritet edhe numri i qytetarëve të shëruar dhe të vaksinuar.

Të dhënat e fundit ditore regjistruan 882 raste të reje me Kovid-19, nga gjithsej 6.591 teste të bëra, ndërsa kanë ndërruar jetë 14 persona të cilët janë të moshës prej 49 deri 84 vjet. Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë diagnostikuar 168.872 raste pozitive me Kovid, janë shëruar 152.098, ndërsa ndërruan jetë 5.668 persona.

Numri i rasteve aktive është 11.106, prej të cilëve gati dy e treta janë në tre qytete – Shkup – 3.693, Tetovë – 1.855 dhe Gostivar 1.%13. Sipas statistikës së MSH, për momentin nuk ka qytet në vend pa raste aktive të Kovid-19. Sot vazhdon vaksinimi në shtëpitë e shëndetit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë fundjavës paralajmëroi se për shkak të interesimit të rritur për vaksinim, nga e mërkura ose e enjtja e kësaj jave përsëri do të hapet pika e vaksinimit në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, por në sallën e vogël.
Sipas tij, procesi i imunizimit zhvillohet mirë në të gjitha pikat dhe deri dje mbi 650 mijë qytetarë kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa numri i të rivaksinuarve ka arrit gjysmë milionë.

“Përsëri do të hapet ‘Boris Trajkovski’ ku një pjesë e të punësuarve nga Shtëpia e shëndetit që kanë qenë në pushime vjetore i kanë ndërpre me qëllim të vihen në funksion. Ajo do të jetë salla e vogël dhe do të ketë rreth 20 vende ku mund të realizohet vaksinimi. Besoj se ajo do ta shkarkojë turmën dhe radhët që i shohim para shtëpive të shëndetit”, ka deklaroi Filipçe.
Ju bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ka nga të gjitha llojet dhe në sasi të mjaftueshme, duke shtuar se nuk ka fluks nëpër spitalet e qytetit ku është i lartë përqindja e interesimit për vaksinim.

Baby Boo