Në Shkup rreth 1700 raste aktive me Kovid 19


Nga 101 rastet e regjistruara me Kovid-19 në vend, në pajtim me të dhënat e sotme të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh, 57 janë nga Shkupi me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve në kryeqytet arriti 2.498, ndërsa aktiv janë 1.669.

Shumica e rasteve aktive në Shkup, në përfundim me ditën e djeshme, edhe mëtej janë në komunën e Çairit-384, pastaj vijojnë Gazi Baba me 153, Buteli me 140, Qendra 133, nga 130 në Aerodromi dhe Saraj, 114 në Karposh. Në Kisella Vodë ka 95 raste aktive, Gjorçe Petrov – 77, Studeniçani – 84, Shuto Orizar – 69, Haraçinë – 55, Ilinden – 30, Sopishte – 13, Petrovec dhe Çuçer Sandevë – 12, Zelenikovë – 2, katër janë të huaj dhe pesë të pashpërndara.

Në mbarë vendin ka gjithsej 2.942 raste aktive, ndërsa numri i përgjithshëm i Kovid 19 nga fillimi i epidemisë arrin 5106. Janë shëruar 1926, ndërsa kanë vdekur 238 persona.

Baby Boo