Në Shkup përkujtohet 11 korriku, dita e masakrës së Srebrenicës


Në përkujtim të 11 korrikut, ditën kur ka ndodhur vrasja masive në Srebrenicë, Boshnjakët në Maqedoni sot do të organizojnë marsh përkujtimor “Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës”.

Marshi do të realizohet në kohën nga ora 17:00 deri më 18:00, ndërsa pikënisja është në parkun e Çairit tek Vero drejt rrugës “Cvten Dimov”, Bitpazar dhe çarshinë e vjetër, xhamia e Murat Pashës.

Në qendrën e qytetit të Shkupit është paraparë shfaqje dhe leximi i deklaratës së vitit. /Telegrafi