Në Shkup nesër protesta e madhe e opozitës


VMRO DPMNE-ja u bën thirrje simpatizuesve të partisë që të dalin nesër në protestën që e paralajmëruan tashmë një muaj më parë për të alarmuar mbi veprimet e Qeverisë Zaev. Sekretari gjeneral i partisë, Igor Janushev, tha se për një vit qeverisje, kjo garniturë ka më shumë dështime se sa arritje, prandaj kërkoi mobilizim maksimal të anëtarësisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë politikat e kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Fakte.

Igor Janushev, VMRO DPMNE

“Të shtunën, në ora 20, para Qeverisë së Maqedonisë, ejani që ta shënojmë fillimin e fundit të kësaj Qeverie. Të luftojmë së bashku dhe ta shkatërrojmë këtë kartel kriminal që është në Qeveri. Ky kartel kriminal duhet të rrëzohet menjëherë pasi me Qeverisjen e tyre shkatërruese që po bëhet gjithnjë e më e paarritshme dhe pa imagjinueshme. Shteti është i robëruar, ndërsa qytetarët janë vazhdimisht pre e presioneve dhe kërcënimeve. Në këtë betejë kemi nevojë për secilin prej jush”

Janushev tha se Qeveria nuk e ka përmbushur premtimin për të sjellë jetë në Maqedoni, dhe se është e dukshme se jeta ka ardhur vetëm për rrethin e ngushtë familjar dhe shoqëror të kryeministrit.

Igor Janushev, VMRO DPMNE

 “Premtuan jetë, por jetë sollën vetëm për familjen Zaev, Viceto, Angjushev, Shekerinska, Spasovski, ndërsa të tjerët mezi mbijetojnë. Shteti po fundoset, qytetarët po jetojnë në mjerim, ndërsa kriminaliteti po lulëzon”

Janushev kujtoi edhe negociatat për çështjen e emrit që tha se po trajtohet si të jetë proces për ndryshimin e emrit të ndonjë firme të Zaevit, e jo si emër i tërë një shteti. Por sipas Janushevit,  kjo Qeveria duhet dënuar edhe për gjendjen katastrofale në gjyqësor, për lëshimin në liri të dhjetëra shqiptarëve nga rasti Sopot, Monstra, vrasja e policëve në Haraçinë e të tjerë, dhe në fund edhe lirimi i vetë Zaevit./SHENJA

Baby Boo