Në Shkup është instaluar rrjet i transportit ilegal – i pa sigurtë dhe i rrezikshëm për jetën!


TRANSPORTI ME PËRQINDJE TË LARTË RREZIKU PËR PASIGURINË E PASAGJERËVE
Shkupi ka një problem serioz të madh jo vetëm me taksi vozitës ilegal që bartin pasagjer por edhe me transportues që drejtojnë automjete të pa rregulluara dhe të pa sigurta teknikisht, shkruan Pa Censurë.
Dëshmi për këtë janë kontrollat e para do kohe që i ndërmorri Qyteti i Shkupit nëpërmjet inspektorëve kompetent për këtë punë. Të gjithë që udhëtojnë drejte dhe anasjelltas nga kryeqytetit ballafaqohen me transportuesit ilegal, ku paguajnë biletë, ndërsa biletë dhe dëshmi për të nuk marrin fare.
Transporti në përgjithsi është me çmim më të ulët nga ai që eksiston në tregun transportues, ndaj udhëtarët e fshehin këtë lloj transporti, që të kursejnë mjete financiare, duke mos menduar se në këtë mënyrë e rrezikojnë jetën e tyre, sepse pikërisht këta transportues nuk janë aspak të sigurtë.
KONTROLLE TË JASHTZAKONSHME NGA ISPEKTORATI DHE DËNIME
Inspektorati i Qytetit të Shkupit tashmë disa kohë ka realizuar mbikqyrje të jashtëzakonshme në terren duke kontrolluar autobusë e furgon të cilët bartin udhëtarë.
Në kuadër të kontrollave, shumë firma që janë legalisht të regjistruara për bartjen e udhëtarve u janë shqiptuar dënime, njofton Pa Censurë
Nga mbikqyrja e inspektorëve në tre autobusë dhe dy furgonëve është vërtetuar se një furgon në emër të një firme ka bartur udhëtarë nga dhe për në Shkup si dhe ekskurizone, pa pasur licencë për agjenci turistike dhe bartjes së udhëtarëve, si dhe për organizim të ekskurzioneve me ciceron turistik nga Ministria e Ekonomisë, që është e patjetërsueshme me Ligjin për veprimtari turistike, ndërsa nuk ka pasur as leje nga Ministria e Transportit dhe Lidhje.
PËR CMIM MË TË LIRE, UDHËTARËT PREFEOJNË TRANSPORT ILEGAL?!
Deri tani janë kapur disa kompani që nuk i plotësojnë normat ligjore për transport udhëtarësh. Fakti që shqetëson është se derisa aq shumë udhëtaë janë kapur nëpër ato transportues, kushedi se sa është numri i njerëzve që me vetura private dhe kombi në mënyrë jolegale bartin njerëz.
Qytetarët thonë se nëpër gjith vendin “vlon” nga taksistët e egër dhe se shumicës prej tyre u konvenon ai fakt, sepse vozisin me cmime më të lira, për dallim nga ato që vozisin me cmimet e rregulluara në treg.
Qytetarët mund të zgjedhin të voziten me transportues legal ose ilegal. Bukfalisht “vlon” nga ato. Me kombi privat për cdo ditë vozitet për Tetovë, Kumanovë e Gostivar, por ka edhe nga ata që vozistin në relacione më të gjata./pacensure/

Baby Boo