Në SHBA vetëm sot 1 mijë e 90 të vdekur nga COVID-19


Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe sot janë përballur me vdekje të shumta nga coronavirus. 1 mijë e 90 persona kanë vdekur sot nga coronavirus ndërsa numri i të infektuarve që janë lajmëruar vetëm sot është 16 mijë e 41.Sipas WorldMeters, gjithsej 450 mijë e 968 raste me të prekur me COVID-19 janë në SHBA. Nga të infektuarit 15 mijë e 878 kanë humbur betejën me coronavirus ndërsa 410 mijë e 528 persona janë ende të infektuar.

Sipas statistikave për të prekur me coronavirus në SHBA kryeson Neë York me gjithsej 159 mijë e 937 persona të infektuar në total. Vetëm sot 8 mijë e 766 raste janë lajmëruar të reja. Në po të njëjtin shtet janë regjistruar 7 mijë e 67 persona të vdekur nga coronavirus ndërsa vetëm sot janë regjistruar 799 te vdekur nga coronavirus.

Pas New Yorkut në SHBA një tjetër shtet me raste të shumta të raportuara me coronavirus është Neë Jersey. Në këtë shtet janë gjithsej 47 mijë e 437 persona të regjistruar me coronavirus. Fatmirësisht gjatë ditës së sotme nuk janë raportuar raste të reja me të prekur apo për të vdekur nga ky virus.Deri më sot, në New Yersey janë regjistruar 7 mijë e 67 vdekje ndërsa rastet aktive mbrrijnë shifrën e 45 mijë e 841 personave të prekur.

Në Louisiana sot janë regjistruar 1 mijë e 253 raste të reja ndërsa në total numri ka arritur në 18 mijë e 283. Në këtë vend janë gjithsej 702 raste të raportuar me të vdekur nga coronavirus ndërsa vetëm sot 50 pacientë kanë vdekur.Gjithsej në botë janë regjistruar 1 milion e 569 mijë e 2 raste me të infektuar me coronavirus. Nga kjo shifër, vetëm sot janë regjistruar 51 mijë e 42 raste. Numri i të vdekurve nga coronavirus në tërë botën mbrrin shifrën e 92 mijë e 109 personave. Numri i të shëruarve sipas statistikave është 345 mijë e 917.

Baby Boo