Në SHBA dhe Evropë mijëra të vdekur, por ja si është situata në Kinë, vendin ku lindi CoVid-19


KINË- Prej kohësh duket se Kina, vendi ku lindi virusi Covid-19, e ka fituar betejën për frenimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Tashmë sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar +46 të infektuar të rinj, ndryshe nga vendet e Europës dhe SHBA që po shënojnë me mijëra të prekur dhe viktima.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kinë ka pasur +3 vdekje duke e çuar numrin total në 3,339 viktima. Në total në Kinë janë prekur 81,953 por 77,525 prej tyre jenë shëruar, duke e lënë numrin aktiv që janë të prekur aktualisht nga koronavirusi në 1,089.

Kujtojmë se tashmë epiqendra e virusit po kthehet SHBA dhe vende të tjera të Evropës, si Franca apo Anglia.

Baby Boo