Në restorante të vendit gjuetarët kanë bërë kërdinë! (FOTO)


Gjuetia ndaj faunës së egër është e ndaluar me ligj në Shqipëri.

Por ky ligj nuk zbatohet dhe për këtë janë përgjegjës të drejtpërdrejtë organet ligjzbatuese përkatëse. Në Shqipëri vazhdon gjuetia ndaj kafshëve të egra. Alarmin e jep gazetari Osman Stafa i cili ka shkrepur këto fotografi në një restorant në një fshat të Korçës.

“Vetëm tigri nuk eshte i Shqipërisë, është balsamosur në një kopësht zoologjik në Maqedoni. Të tjerat janë vrarë të gjitha në Shqipëri vitet e fundit. Pronari e tregonte me krenari këtë dhe thoshte, se këtej nuk vijnë “ligjzbatuesit”, kështu që hedhin “sacme” si të duan.

Madje më tregojnë se disa edhe e kanë kthyer në biznes. 500 euro kushtonte një kafshë e egër e vrarë dhe e balsamosur. Edhe ky pronar, të gjitha kafshet i kishte vrarë vetë, që nga ariu, pelikani kacurrel, dhelpra, sorkadhja, shqiponja, mjelma.

Këta “kopetentet” i pifshin dollinë Moratoriumit të Gjuetise. Tmerr i vërtetë, ajo cfarë u bëjnë kafshëve në Shqipëri, dhe për cfarë, për t’i shnderruar në objekte zbukurimi në lokalet e tyre. Jo vetëm një, por shumë kafshë, dhe janë aty, në lokale, ku edhe “(jo)zbatuesit e ligjit mund t’i shikojnë e të marrin masa”, shkruan Osman Stafa.

37991833_1900036533390643_8219322671482011648_n.jpg

37982005_1900036613390635_2057398336759005184_n.jpg

38014722_1900036723390624_8154227369754755072_n.jpg

38032209_1900036776723952_3375460341759606784_n.jpg

38033526_1900036850057278_6019425755157495808_n.jpg

37978452_1900036906723939_794710383033057280_n.jpg

37968336_1900036956723934_5571670827524423680_n.jpg

38036862_1900037016723928_3062064648414035968_n.jpg

Baby Boo