Në rajonin e Pollogut për gjashtë muaj janë zbuluar 1.118 persona që vozisin pa patentë


Policia në rajonin e Tetovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka zbuluar 597 shoferë pa marrjen e patentës së shoferit dhe me patentë jo të rregullt. Numri i këtyre shoferëve “jolegalë” të zbuluar në rajonin e Gostivarit për të njëjtën periudhë arrin 521 drejtues automjetesh, njofton zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai thekson se bëhet fjalë për persona të cilët kanë drejtuar automjete, motoçikleta, ndërsa jo rrallë herë edhe furgona, kamionë madje edhe autobusë. Numri më i madh i këtyre personave, sqaroi ai, janë të moshës 17 deri 30 vjeçare prej të cilëve një numër i konsiderueshëm kanë qenë edhe pjesë e aksidenteve, disa prej tyre edhe aksidente më serioze, me pasoja vdekje.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me kontrolle fokusi i të cilave do të jenë patentat e shoferit dhe të cilat në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit do të zbatohen me intensitet dhe dinamikë më të madhe./Pacensure

Baby Boo