Në Qeverinë e Kosovës ka pozitë të zyrtarit për fotokopje


Përpjekja për të punësuar njerëz me ose pa meritë në institucionet e Kosovës ka bërë që shpesh të shpiken pozita të cilat nuk do të duhej të ekzistonin.

Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se derisa Qeveria po punon në hartimin e projektligjit për zyrtarët shtetërore, ka hasur në pozita të ndryshme.

Një ndër ato, siç ka treguar Tahiri në “Frontal”, në televizionin T7, është ajo e zyrtarit për fotokopje.

Mirëpo, ai ka thënë që pozita të tilla kanë mbetur që nga koha e UNMIK”ut, dhe të njëjtat nuk ka pasur vullnet që të hiqen.

Në krejt institucionet e Kosovës numri i të punësuarve është 81 mijë. /Express/

Baby Boo