Në qendra tregtare pa certifikata? Mehmedoviç: “Ende është herët”


Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç sot deklaroi se është ende herët që të hiqet kushti për certifikatë vaksine për qarkullim në ambiente të mbyllura. Mehmedoviç tha se në vendet e Evropës kjo gjë po ndodh pasi atje imuniteti kolektiv por edhe imunizimi përmes vaksinës është më i lartë.

“Ende është herët, ende jemi në fazën e transmetimit të gjere të virusit dhe kemi një numër të madh të të infektuarve. Është herët për heqjen e certifikatave që vlejnë për kontroll të qarkullimit të qytetarëve në ambiente të mbyllura, ku është rreziku me i madh për transmetimin e virusit” tha Mehmedoviç duke shtuar se te ne vetëm 40 për qind e popullatës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës për mbrojtje nga Covid-19.

Baby Boo