Në pronësi një nga 5 agjencitë më të fuqishme në botë, menaxheri shqiptarë i futbollit nën hetim. “Pastroi miliona Euro”


Agjenti i futbollit Fali Ramadani është vënë nën hetim nga Gjykata Kombëtare në Madrid pasi akuzohet për pastrim të shumave të mëdha parash.

Duke iu referuar mediave të huaja, Top Channel mëson se Fali Ramadani pastrimin me miliona euro e filloi jashtë Spanjës, por me shtrirjen e aktivitetit të tij brenda këtij shteti, ndaj tij nisi një hetim nga “Guardia Civile” në Majorca.

Ramadani, i ashtuquajturi super agjent, ka një rezidencë luksoze në Calvia. Të martën e javës së kaluar u bë një kontroll gjashtë orësh në pronën e tij. Në këtë aksion u përfshinë Skuadrat kundër krimit të organizuar të Guardias spanjolle si dhe agjentë të hetimit financiare, siç është “Agjencia e Taksave”; apo “Europol” që po punon ngushtë me “Guardia Civile”.

Biznesmenë të ndryshëm dhe ish-futbollistë thuhet se po hetohen gjithashtu, me dyshimet për pastrim parash të përqendruar në vendet e Evropës Lindore.

Me origjinë nga Shqipëria, Ramadani ka agjencinë “Lian Sports” me qendër në Berlin dhe vlerësohet të jetë e pesta agjenci më e vlefshëm në botën kushtuar vetëm futbollit. Ai përfaqëson një numër futbollistësh nga vendet në Ballkan si dhe ka pëlqimin e Kalidou Koulibaly, i cili luan për Napoli.

Baby Boo