Në Prokurori nuk ka padi për deputetët, të cilët shkuan në Kuvend të infektuar


Prokuroria Publike ka njoftuar se deri te ajo, nuk është dorëzuar padi penale për rastin, ku deputetët e infektuar me Covid-19 dolën nga izolimi dhe shkuan dje në Kuvend.

“Deri në këtë moment deri te Prokuroria Publike nuk ka arritur kallëzim penale për ngjarjen për të cilin keni treguar interesim. Prokuroria i ndjek të gjitha informacionet dhe do të veprojë sipas kompetencave të saja”, deklaruan nga Prokuroria.
Ndërkaq, dje, dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, edhe pse në izolim, morën pjesë në seancë plenare. Ishin sjellë në kuvend me autoambulancë, ndërkaq të veshur mbanin skafanderë dhe pajisje mbrojtëse në fytyrë.

Baby Boo