Dje në Prizren, rreth orës 01:30 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.
Arrestimi, sipas Policisë së Kosovës është bërë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Një ditë më parë, po në Prizren, rreth orës 23:20 është arrestuar i dyshuari mashkull k-Shqiptar.
Edhe ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare, transmeton Koha.net.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.