Në Prishtinë organizohet “Marsh për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën”


Shoqata Çamëria në Kosovë përmes ftesës publike, ka bërë të ditur që më 10 nëntor në Prishtinë, do të organizojë “Marsh për Bashkim”.

Në një prononcim për Ballkani.info anëtari i kryesisë së kësaj shoqate, Lulzim Ibishi, ka thënë që ky marsh organizohet për të përkrahur iden e Presidentit Thaçi:

“Ne, si shoqatë jemi pro idesë së z. Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovë”.

Tutje, Ibishi tregon që ky marsh do të organizohet edhe me përkrahjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës:

“Në këtë marsh e kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Baby Boo