Në prag të Ramazanit atmosferë gjallëruese në Bit Pazar! Qytetarët ankohen për çmimet e shtrenjta, shitësit për mos shitje


Atmosferë gjallëruese në tregun e Bit Pazarit, një ditë para fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Qytetarët i kishin mbushur qeset aq sa u lejon xhepi. Ishte më ndryshe nga ditët tjera të zakonshme. Sot vërehej numër më i madh i qytetarëve në treg, të cilët kishin dalë për të ble produkte ushqimore. Ata po ankohen se sivjet çmimet janë të shtrenjta.
“Produktet ushqimore janë të shtrenjta, katastrofë. Ramazan është njerëzit s’kanë para”, tha një qytetar.

“Dikund mirë janë, diku më shtrenjtë, po çfarë të bëjmë koha e bën të veten”, shtoi një qytetar tjetër.
“Çmimet janë pak të shtrenjta, dikush ja del e dikush jo”, u shpreh një tjetër qytetar.
Xhaxhai Hamzi Aziri 75 vjeçar ka dal në tregun e bit pazarit për të shitur. Ai thotë prej mëngjesit ka pasur pak shitje përshkak të krizës ekonomike.
“Nuk ka shitje. Shumë dobët. Se çfarë është kjo punë Zoti rahmet e bëftë. Nëse ka pare ka edhe shitje, nëse nuk ka pare populli ku s’ka shitje. Malli ka mbetur krejt edhe në pazar brenda edhe jashtë”, deklaroi Hamzi Aziri – shitës.

Nga ana tjetër për një familje 4 anëtarëshe sipas llogaritjeve të lidhjes së sindikatave të Maqedonisë nevojiten 33,771 denarë për t’i mbuluar shpenzimet themelore. Ndërsa tashmë shpenzimet janë rritur për 831 denarë më shumë, gjegjësisht 300 denarë më shumë për ushqim dhe 400 denarë më shumë për fatura.

“Rritja e shportës është për shkak të rritjes së çmimit të produkteve bazë që muajve të kaluar pa arsye dhe në mënyre artificiale po rriten. Nga ana tjetër është ulur fuqia blerëse, e punëtorët në Maqedoni po i sjell në prag të ekzistencës”, theksoi Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Enti për statistikë ka llogaritur se produktet ushqimore në nivel vjetor janë rritur, më së shumti vaji ushqimor për 14%. Në raftet e marketeve çmimi i vajit është 100 denarë.

Baby Boo