Në përkrahje të profesorit valltar nis sfida “Profa”


Profesori nga Vushtrria Lulzim Paci, është bërë hit me videot e hedhura në TikTok ku shihet duke vallëzuar.

Por këto video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta. Kjo e ka prekur profesorin e biologjisë nga Vushtrria, pasi teksa foli për këtë situatë në programin e sotëm të mëngjesit në KTV, nisi të qajë.

Shpejt, në përkrahje të tij dolën shumë qytetarë, e së fundi ka nisur edhe një sfidë.

Valon Canhasi, ekspert i rrjeteve sociale ka nxjerr në profilin e tij në Facebook një video ku shihet duke vallëzuar, njëjtë si profesori Paci, dhe ka vënë mbishkrimin “ProfaChallenge”.

“Ju ftoj të gjithëve me bë nga një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi”, ka shkruar Canhasi.

Baby Boo