Në Ohër promovohet projekti “Një pikë për shërbime”, Shaqiri: Një hap para në procesin e digjitalizimit


Ohër, 20 gusht – Ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Z.Jeton Shaqiri së bashku me kryetarin e Qytetit të Ohrit, Z.Konstantin Georgieski morën pjesë në hapjen zyrtare të qendrës për shërbime publike – “Një pikë për shërbime”.

Me këtë Z.Shaqiri theksoi se digjitalizimi i shërbimeve është proces tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Sot në Ohër, po promovojmë qendrën ‘Një pikë për shërbime’. Ky është një investim direkt i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe synojmë që kjo qendër të shndërrohet në një lokacion shumë të frekuentuar ku qytetarët e Ohrit do të marrin shërbimet e kërkuara. Për momentin ofrojmë 62 shërbime të drejtpërdrejta, jemi ndërmjetësues për mbi 65 shërbime dhe ofrojmë mbi 800 informacione të nevojshme për marrjen e shërbimeve. Kjo është qendra e pestë me radhë që hapim pas atyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir”, informojë ministri Jeton Shaqiri.

Ai më tej, në fjalën e tij tha se: “Ne nuk do ndalojmë këtu. Planifikojmë të hapim qendra të ngjashme në të gjitha qytetet e vendit. Për momentin jemi në bisedime me Postën e Maqedonisë, në lidhje me këtë projekt, për të shfrytëzuar zyrat dhe kapacitetet e filialeve të Postës së Maqedonisë, ku si rrjedhojë do kemi mundësi të hapim zyrat tona ‘Një pikë për shërbime’ në të gjitha Komunat e vendit”.

Baby Boo