Në Ohër mbahet konferencë për sistemin e sigurisë


Profesorë dhe ekspertë të sigurisë nga 15 vende marrin pjesë në Konferencën e nëntë ndërkombëtare “Reformat në sistemin e sigurisë si parakusht për integrimet euro-atlantike”.

Konferenca organizohet nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, por mbahet në qytetin e Ohrit.

Konferenca do të hapet pasdite, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Në konferencë do të diskutohet për nevojat e angazhimeve për reforma në sistemin e sigurisë në Maqedoni, para se gjithash për shkaqe racionale, ekonomike, të sigurisë./Telegrafi

Baby Boo