Në një objekt hotelerie në autostradën Tetovë-Gostivar gjendet kokainë, arrestohen 3 persona


Sot (27.01.2024) në ora 01:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria G.S.(29) nga fshati Çegran i Gostivarit dhe V.A.(49) nga fshati Negotinë i Gostivarit për shkaqet e dyshimit për veprën penale të “prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjegjësisht, kokaina është gjetur dhe konfiskuar në objektin ndihmës pranë një objekti hoteliere në të cilin paraprakisht është kryer aksion-kontroll, i cili gjendet përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë në fshatin Negotinë të Gostivarit.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. Po ashtu, në objektin e hotelerisë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar S.P.(26) nga R. Shqipëria për shkak të qëndrimit të padeklaruar në zonë. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.Pa Censurë

Baby Boo