Në një minierë kineze për shkak të helmimit me monoksid karboni vdesin 16 minatorë


Gjashtëmbëdhjetë persona e humbën jetën si rezultat i helmimit me monoksid karboni në një minierë për thëngjill në Kinën Jugperëndimore, kumtuan autoritetet lokale.

Para tragjedisë, në minierë kanë mbetur të ngujuar 17 minatorë, të cilët më vonë janë tërhequr që atje, por 16 prej tyre nuk kanë dhënë shenja jete, ndërsa i vetmi i mbijetuar është transferuar në spital.

Agjencia shtetërore e lajmeve kineze Sinhua njofton se rritja e nivelit të monoksid karbonit në brendi të minierës i referohet ndezjes së shiritave dhe rripave, por nuk saktësoi cilat prej tyre.

Hetimi për fatkeqësinë në minierë, që ndodhet në qarkun kinez Çigjijang është në vijim.

Baby Boo