Në një kamion në rrugën Shkup-Gjevgjeli policia gjen 44 emigrant


Policia më 18 korrik të këtij viti, në një kamion në tunelin e parë në rrugën Gjevgjeli-Shkup ka gjetur 44 emigrant.

Siç thuhet në buletinin e policisë, më 18 korrik në orën 22:00 në autostradën Shkup-Gjevgjeli nga ana e policisë kufitare është vërejtur një kamion “Iveco” me targa të Shkupit dhe policia i është vënë pas.

Në tunelit e parë shoferi ka vërejtur se po e ndjek policia, ka ndaluar dhe ka ikur nga kamioni. Në kamion janë gjetur 44 emigrantë, 10 nga Siria, 20 nga Pakistani, 12 nga Avganistani dhe dy nga India. Emigrantët janë dërguar në pikën kufitare Bogorodicë për procedurë të mëtutjeshme.

Baby Boo