Në moshën 61 vjeçare, ndërron jetë Anthony Bourdain


Ka vdekur Anthony Bourdain, kuzhinier i talentuar, tregimtar dhe shkrimtar, i cili vizitoi gjithë botën, për të eksploruar kulturën, kuzhinën dhe gjendjen njerëzore për gati dy dekada.ourdain ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeç, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

CNN konfirmoi vdekjen e Bourdain të premten dhe thuhet se shkak i vdekjes së kuzhinierit ishte vetëvrasja.

Bourdain ishte në Francë duke punuar rreth episodit të ardhshëm të serisë së CNN, “Parts Unknown”.

Miku i tij i ngushtë, Eric Ripert, kuzhinier francez, zbuloi se Bourdain nuk kishte reaguar në domën e tij të hotelit, të premtën në mëngjes.

“Është trishtim i jashtëzakonshëm, ne mund të konfirmojmë vdekjen e mikut dhe kolegut tonë Anthony Bourdain”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Ngushëllime për familjen e Bourdain ka shkruar edhe Christiane Amanpour, e cila e vlerësoi lartë veprën e tij. 

Baby Boo