Për një udhëtim më të rehatshëm në metron e Vjenës, ndërmarrja për komunikacion të këtij qytetit këto ditë do të shpërndaje 14.000 copë antidjersë.
Linja nëntokësore U-6 në disa pjesë është pa kondicioner dhe për disa qytetarë krijon vështirësi gjatë udhëtimit.
Derisa të vendoset në të gjithe linjat kondicioner ndërmarrja për komunikacion e qytetit të gjithë qytetarëve u rekomandon të përdorin antidjersë.
Qyteti i Vjenës këtë vit feston 40 vjetorin e lëshimit në përdorim të hekurudhës nëntokësore.Pa Censurë