Në mesnatë përfundon fushata për referendumin


Propaganda publike për referendumin që do të mbahet të dielën përfundon sonte në mesnatë. Deri atëherë duhet të përfundojnë të gjitha aktivitetet e pjesëmarrësve në fushatë.

Koalicioni “Dil PËR Maqedoninë evropiane” sonte takim përfundimtar ka në Tetivl, Lëvizja BESA në komunën e Çairit, ndërsa konferenca për shtyp paralajmëruan Aleanca për Shqiptarët dhe trupi koordinues kundër referendumit pranë Kongresit botëror të Maqedonisë do të mbajë konferencë për shtyp e cila i referohet bojkotit të referendumit.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dje njoftoi se fushata “Qëndrimi yt, e drejta jote” e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si fushatë nga interesi publik nuk bie tek propaganda publike për referendumin dhe mund të emetohet edhe të premten edhe të shtunën edhe pse do të jetë heshtje para referendumit.

“Ju njoftojmë se ASHMAA ka dërguar njoftim deri tek të gjithë radiodifuzerët, në të cilin u theksohet se fushata mediatiake edukative dhe informative ‘Qëndrimi yt, e drejta jote’ e KSHZ-së nuk llogaritet si propagandë e paguar publike për Referendumin dhe për këto arsye mund ta emetojnë edhe në ditët e referendumit”, thuhet në përgjigjen e ASHMAA në kërkesë të KSHZ-së.

Sipas orarit të KSHZ-së, heshtja para referendumit fillon 48 orë para mbajtjes së referendumit.

Baby Boo