Në mesin e viktimave të tra*gjedisë, një nxënëse dhe një mësuese e shkollës “Naim Frashëri”


Shkolla Fillore “Naim Frashëri” Studeniçan/Moranë ka njoftuar se në mesin e vi*ktimave në tra*gjedinë në Bullgari është një nxënëse dhe një mësuese e kësaj shkolle.

“Të nderuar bashkëqytetar të dashur nxënës sot pas një aksidenti tragjik të një autobusi i cili po udhëtonte nga Republika e Turqisë për në Maqedoni më saktë në Bullgari ku autobusin e kaploi zj*arri ,nxënësja jonë Anisa Iseni bashkë me kolegen tonë mësuesen e gjuhës Maqedone Fikrije Iseni humbën jetën tragjikisht në këtë aksident. Neve nuk na mbetet asgjë përpos që të lutemi te i madhi zot që ti mëshiron dhe familjarëve durimin tu a shton. Për ndryshe Anisa është mbesa e kolegut tonë Imer Iseni(nikoqirit të Shkollës)”, kanë njoftuar nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri” Studeniçan/Moranë.

Në mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Baby Boo