Në mes të ditës në një stacion të karburantit – shfaqen pamjet “sikur nëpër filma” të vr*asjes së një personi në Philadelphia


Një kamerë e sigurisë regjistroi pamjet tronditëse të një su*lmi vdekjeprurës ndaj një burri në një stacion të karburantit në Philadelphia. Dy vr*asës të veshur me të zeza qëlluan për vdekje një person në mes të ditës në një stacion karburanti në North Philly.

Videoja e publikuar nga policia e Philadelphias shfaq të dyshuarit në një veturë të markës, Mazda me targa të New Jerseyt, raporton nypost. Su*lmuesit, të cilët ishin të maskuar “gjer në dhëmbë”, më pas dolën nga vetura dhe vrapuan drejt objektivit të tyre ndërsa njëri kishte një pushkë në duar, tjetri ishte i armatosur me një pistoletë.
Të dyshuarit qëlluan disa herë në drejtim të viktimës, të identifikuar nga Fox Philadelphia si 30-vjeçari Brandon Dixon. Dixon, baba i një vajze 5-vjeçare, vdiq në një spital, njoftoi policia amerikane.

“Nuk e di kush po i rrit këta fëmijë, por atyre nuk u intereson. Ata nuk kanë empati”, tha Lisa, nëna e Dixonit.
Ndryshe, policia tashmë ka nisur hetimet rreth ngjarjes dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për të kapur su*lmuesit.

Baby Boo