Në mes fshatit Pallaticë kalojnë ujrat fekal! Ankohen banorët


Banorët e fshatit Pallaticë, komuna e Zhelinës vuajnë problemin e ujrave fekal të komunës së Tetovës, të cilët kalojnë në mes të fshatit. Banorët ankohen se kundërmon erë shumë e rëndë, do të detyrohen të lëshojnë vendbanimet.

Portali “Pa Censurë” ka kontaktuar me ndërmarjen e NPK Zhelinë, ku informojnë se janë duke punuar por çështja është shumë e komplikuar dhe për t’u zgjidhur problemi duhet kohë.

Siç bëjn të ditur nga kjo ndërmarrje bashkëpunimi edhe me NPK Tetovë do e lehtësojë punën dhe në afat sa më të shkurtër do të merren masa. Komunatat presin afatet ndërsa qytetarët ngulfaten nën erën e rëndë dhe infektimet e ndryshme.