Në më shumë se 100 shtete është paraqitur varianti indian, në Maqedoni u konfirmua rasti i katërt!


Varianti Delta i koronavirusit apo i ashtuquajturi varianti indian është vërtetuar në më shumë se 100 shtete të botës, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në vendin tonë, deri tani janë konfirmuar 4 raste të këtij lloji të koronavirusit, por për 4 të tjerë janë duke u pritur rezultatet për variantin britanik.

Nëse nuk konfirmohet varianti britanik, bëhen analiza për variantin indian.
“Duhet të jemi të kujdeshëm kur do t’i sjellim masat që të shërbejnë vërtetë dhe të mbrojnë aty ku mundet. Në më shumë se 100 vende është regjistruar ky lloj. Te ne deri më tani janë konfirmuar tre raste”, tha Filipçe.

Vetëm njëri nga katër pacientët për të cilët priten rezultatet është në gjendje më të vështirë, të tjerët kanë pasqyrë të lehtë, sqaroi Filipçe.

Baby Boo