Në Mavrovë -16 gradë Celsius! Temperaturat e mëngjesit nën zero në të gjithë vendin


Temperatura minimale nën zero në mëngjes janë matur gjithkund nëpër shtet. Më ftohtë është në Mavrovë ku janë matur -16 gradë Celsius, ndërsa në Gjevgjeli janë matur -2 gradë Celsius.

Në Manastir dhe Berovë në mëngjes temperatura minimale ishte -14 gradë Celsius, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -12, në Tetovë dhe Dibër -11, në Prilep, Ohër dhe Pretor -10, Shtip -9, Strumicë dhe Demir Kapi -8, Shkup -7, Kumanovë -6 dhe në Dojran -3 gradë Celsius.

Për sot paralajmërohet mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Pasdite vranësira do të rritet, ndërsa në pjesët malore dhe verilindore do të ketë reshje lokale të dobët të borës. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë prej -4 deri në 4 gradë Celsius.

Baby Boo