Në mars mbi 11 mijë punëtorëve në Maqedoninë e Veriut nuk u janë dhënë pagat

Stressful businessman holding his head because he doesn't have enough money on his credit card.

Gjatë muajit mars mbi 11 mijë punëtorë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë marrë pagat. Drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska bëri të ditur se gjatë muajit të tretë të këtij viti, 5.716 punëdhënës nuk e kanë kryer obligimin e tyre, respektivisht i kanë lënë pa paga 11.612 punëtorë, të cilët kryejnë punë të ndryshme në vendin tonë.

Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it

“Në muajin mars janë regjistruar 69.156 punëdhënës me 555.161 të punësuar. Prej tyre, 56.073 i kanë paguar punëtorët, ndërsa 5.716 punëdhëës për 11.612 punëtorë nuk kanë lëshuar paga për muajin e tretë të vitit”

Gjatë brifingut me gazetarë, Llukarevska bëri të ditur se të gjithë punëdhënësit kanë afat kohor deri më 10 maj të këtij viti për t’i dorëzuar pagat, ndërsa për të gjithë ata që nuk i dorëzojnë pagat do të përballen me paralajmërime, kurse më pas vijon bllokimi i llogarisë së personit juridik.

Ndërkaq, me ndryshimet e Ligjit për Pagë Minimale, të miratuara në mars të vitit 2022, çdo vit në muajin mars paga minimale harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, dhe atë 50% nga rritja e shpenzimeve të jetesës dhe 50% nga rritja e pagës mesatare nga viti i kaluar. Paga minimale për momentin është 20.175 denarë.

Linda Ebibi /SHENJA/

Baby Boo